Report Tv-Punimet për Unazën e Re, ja se si do të devijohet trafiku

2018-11-21 3

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro në një deklaratë të përbashkët për mediat ka bërë me dije se nga muaji janar, aksi nga Dogana dhe deri tek Shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi. Ai gjithashtu bëri me dije se sheshi ?Shqiponja? nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë-unazë.

Qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Shkollës Teknologjike nuk do të ndryshojë. Në fazën e parë në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës, për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një metër dhe qarkullimi do vazhdojë me 3 korsi. Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës, qarkullimi do të vazhdojë me 3 korsi.

Në kryqëzimin e Rrugës ?Teodor Keko? me Rrugën ?Tom Plezha? automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës ?Tom Plezha? dhe levizjen djathtas drejt Rrugëve ?Nexho Konomi? dhe Rrugës ?Pjetër Zarishi? Rregullimi do të bëhet me semafor. Kryqëzimi i rrugës ?Teodor Keko? me Rrugën ?Aleksandri i Madh? do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës ?Kristaq Mone? (kthimi drejt rrugës ?Aleksandri i Madh? është i bllokuar).