Perurohet busti i shkencetarit Betim Muco

2018-11-21 2

Shkolla "Betim Muço" në Kombinat nga sot nuk do të mbaj vetëm emrin e shkrimtarit, poetit dhe fizikanit Betim Muço, por edhe bustin e tij. Në një ceremoni të veçantë, në prani të familjarëve dhe stafit të shkollës, Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh mirënjohje për veprën e shkencëtarit.

"Lër një vepër për të cilën ia vlen të kujtohesh, për të cilën ia vlen të emërtohet një institucion, ia vlen të përpiqet një skulptor?. Ndoshta ky është çelësi i pavdekësisë, se edhe kur të mos jem unë kryetar bashkie, Betimi do jetë këtu, edhe kur të merremi me punë të tjera, ndoshta të largohemi nga kjo jetë, Betimi do jetë këtu dhe ndoshta do jetojë më gjatë se disa nga ne, se la një vepër që e bëri të pavdekshëm?.

Gjatë kësaj ceremonie u shpërndanë edhe bursa për nxënësit më të mirë të shkollës ?Betim Muço? në fizikë dhe letërsi.

Tv Klan