1 ne 5 nxenes te prekur nga bullizmi

2018-11-21 3

Kjo është forma se si të rinjtë e gjimnazeve venë në lojë bashkëmoshatarët e tyre, por pa menduar për pasojat që shkaktojnë. Bullizmi verbal për shkak të pamjes fizike, duket se është forma më e përhapur e këtij fenomeni.

Në gjimnaze duket se ka zona të veçanta ku fenomeni është më i shprehur, të cilat cilësohen si zona të nxehta. Këshilli i Europës ka hartuar edhe një raport në lidhje me përhapjen e këtij fenomeni dhe mënyrën e parandalimit.

Psikologët pohojnë se shpesh herë viktimat e bullizmit e kanë të vështirë të hapen e për pasojë ata mbyllen në vetvete.

Tv Klan