Rama: Zaptuesit te hapin rrugen per Unazen e Madhe

2018-11-21 0

Në të parën deklarate për protestën e banoreve të Astirit, kryeministri Rama thotë se shumica e atyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë zaptues të pronës publike e private dhe se po përdoren politikisht.

?E kam të pamundur të evitoj sot dy fjalë, që nuk janë të gjitha fjalët që duhen thënë dhe që do të them në vijim, për ata që protestojnë tek Unaza e Re, sepse kemi njohur një kategori deri dje të panjohur edhe pse ka ekzistuar, por është ajo shprehja; ?ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë?, kategorinë e zaptuesve profesionistë të pronave publike, apo të pronave të tjetërkujt. Individë që shfaqen kërcënues dhe të lënduar në bllokimin e paligjshëm dhe tërësisht të pandershëm të rrugës për të gjithë qytetarët dhe që rezultojnë me nga 4, apo 5 e deri 8 ndërtime pa leje, në Tiranë, në bregdet, apo në zonat nga ku kanë ardhur. Pra individë që nuk kanë bërë gjë tjetër, por vetëm kanë ndërtuar pa leje dhe kanë krijuar pasuri pa leje dhe sot kërcënojnë sepse duan dëmshpërblim 100 për qind nga taksat e qytetarëve me gjasë të zaptuar në pronën e tyre, nga këta individë, apo të qytetarëve të cilëve u është marrë prona e përbashkët dhe që meriton të ketë Unazën e Re sipas të gjitha standardeve dhe pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin dhe natyrisht janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të menduarit shoqëror dhe politik të këtij vendi.?

Kryeministri thotë se përfshirja në procesin e legalizimit nuk do të thotë domosdoshmërisht se e përfiton atë. Për këtë arsye ai u kërkon të mos vazhdojnë me bllokimin e rrugës pasi projekti i Unazës së Madhe do të vazhdojë.

?Të kesh aplikuar për legalizim nuk do të thotë të legalizohet medoemos. Nëse ngrehina jote bie në shtratin e rrugës, bie në një zonë arkeologjike, bie mbi tubacionet e ujësjellësit, bie aty ku kalojnë linjat e energjisë elektrike e kështu me radhë, e bëjnë të palegalizueshme një godinë. Ka një abuzim të madh me këtë koncept, pasi nuk është e njëjta gjë të kesh ndërtuar një shtëpi për të futur kokën në një territor ku nuk je bërë pengesë zhvillimi të nesërm dhe të ndërtosh kate për biznes në shtratin e rrugës dhe të pretendosh pas 15 vitesh, dëmshpërblim 100 për qind."

?Dëmshpërblim nga ku? Nga buxheti i shtetit, i cili është kontributi i të gjithëve për të ndërtuar çerdhe, kopshte, shkolla, rrugë, spitale, për të rritur pagat, pensionet, nga gjithë ky buxhet duhet të marrim para për të dëmshpërblyer zaptuesit profesionistë me nga 5, 6, 7, e deri 8 vila e biznese të ndërtuara gjatë gjithë periudhës së rrumpallës së madhe? Kjo është e papranueshme dhe sigurisht që kjo nuk gëlltitet dhe as nuk tretet në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë.?

Përgjigje ka dhe për opozitën që po mbështet protestën. Debatin kryeministri e ka nxitur edhe në rrjetet sociale ku duke ironizuar gabimet dialektike të disa prej mbështetëseve të protestës, duke u kujtuar se vlera për çdo kilometër varion sipas përmbajtjes se projektit dhe se çmimet vendosen nga një manual standard.

Free Traffic Exchange