Ora News - Borchardt: Ende kohë për reformën zgjedhore, politika të nxitojë

2018-11-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i OSBE-së Bernd Boschardt ka ende shpresë që politika shqiptare të gjejë gjuhën e konsensusit për reformën zgjedhore. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën përgatitorë për administrimin e vendoreve në 30 qershor me Kodin e Vjetër, Boschardt nuk e shikon pengesë për të vijuar punën nga komisioni parlamentar ad hock.

Bernd Borchardt: Fillimi i punës nga KQZ nuk do të thotë se puna e komisionit për reformën ka ndaluar, sepse cdo gjë mund të rregullohet ende. Jam i lumtur kur dëgjova nga kryetari i PD që PD është e gatshme të vazhdojë punën në Komisionin e Posacëm për Reformën. Duhet pasur parasysh se pavarësisht këtyre puna po vazhdon. Ka disa gjëra që mund të zgjidhen në moment të fundit, por ka disa gjëra të tjera që kërkojnë më shumë kohë. Sic do ishte përdorimi i teknologjisë të reja të votimit që kërkon kohë më të shtuar, apo disa rekomandime të tjera të OSBE/ODIHR, qoftë edhe për depolitizimin e komisioneve dhe këto duhen marrë parasysh.

Për dy vendet vakante të Opozitës në KQZ, kreu i OSBE-së në Tiranë shprehu keqardhjen, por nuk harroi të kujtojë edhe precedentët e mëparshëm në funksionimin e këtij institucioni.

Bernd Borchardt: Është për tu keqardhur vakanca në KQZ, por keni pasur edhe zgjedhje të mëparshme kur KQZ ka pasur 4 anëtar, ndërsa tani keni 5.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën përgatitore me 5 anëtarët e saj, por mbetet ende për tu parë nësë optimizmi i ndërkombëtareve do të çojë në një produkt të përbashkët për reformën zgjedhore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/borchardt-reforma-zgjedhore-nuk-eshte-ndaluar-perdorimi-i-teknologjise-do-kohe

Free Traffic Exchange