Ora News - Unaza e Re, Rama: Banorë me vila dhe biznese kërkojnë dëmshpërblim për paligjshmëri

2018-11-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin për bashkëqeverisjen, kreu i qeverisë i bëri thirrje banorëve që të mos protestojnë dhe ti hapin rrugë zhvillimit. Sipas tij kërkesat e tyre për dëmshpërblim 100% nuk janë të drejta dhe të pandershme. Rama tha se në këto 15 vite ata banorë kanë ndërtuar vila dhe biznese të paligjshme, të cilat nuk mund të legalizohen.

Edi Rama: Individë që shfaqen kërcënues dhe të lënduar në bllokimin e paligjshëm dhe tërrësisht të pandershëm të rrugës për të gjithë qytetarët dhe që rezultojnë me nga 4-5 deri në 8 ndërtime pa leje në Tiranë, bregdet apo në zonat nga ku kanë ardhur. Pra individë që në këto vite vetëm kanë ndërtuar pa leje dhe kanë krijuar pasuri pa leje dhe sot kërcënojnë se sot duan dëmshpërblim 100% nga taksat e qytetarëve me gjasë të zabtuar në pronën e tyre nga këta individë apo të komunitetit, të cilit i është marrë prona e përbashkët dhe që meriton të ketë Unazën e Re sipas të gjitha standardeve dhe pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin dhe natyrisht janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror dhe politik të këtij vendi.

Të kesh aplikuar për aplikim nuk do të thotë të legalizohesh nëse ngrehina jote bie në shtratin e rrugës, bie në një zonë arkeologjike, bie mbi tubacionet e ujësjellësit apo kanalizimeve apo aty ku kalojnë linjat e energjisë. Janë të përcaktuara në ligj të gjitha rastet që e bëjnë të palegalizueshme një godinë.

Ka një abuzim të madh me këtë koncept, pasi nuk është e njëjta gjë fare, të kesh ndërtuar një shtëpi në një territor ku nuk i je bërë pengesë zhvillimi të nesërm dhe të ndërtosh kate të tëra për biznes në shtratin e rrugës dhe të pretendosh pas 15 vitesh dëmshpërblim 100%. Për çfarë? Mbi cbazë të ligjit? Dëmshpërblim nga ku? Nga buxheti i shtetit, që është për të ndërtuar shkolla, kopsht, për të ndërtuar rrugë, spitale, për të rritur pagat, për të rritur pensionet. Nga ky buxhet duhet të marrin para për të dëmshpërblyer zabtuesit profesionistë, me nga 5 deri në 8 vila e biznese të ndëertuar gjatë viteve e rrumpallës së madhe?! Kjo është e papranueshmë dhe kjo nuk gëlltitet dhe nuk tretet në asnjë mënyrë. Kështu që ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe ti hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen e tyre duke u bërë gazi i topës dhe mish për top të atyre të tjerëve që su ka mbetur asgjë në kokë, asgjë në shpirt, por i ka mbetur të tundin flamurin e shqyer të një opozitë që zë rrugën dhe predikon dëmshpërblim për paligjshmëri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/unaza-e-re-rama-banore-me-vila-dhe-biznese-kerkojne-demshperblim-paligjshmeri