Për të bërë një ritual të caktuar njerëzit shkojnë në një vend të caktuar, xhami apo kishë, por një tjetër vend ku ndodhte një ritual para 1 shekulli në Shkodër, ishte edhe atelieri fotografik i Marubëve, i cili shndërrohej në varësi të kontekstit. 25 negativë, nga 500 mijë të tillë, të ruajtur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë ?Marubi? prezantohen për herë të parë në Trienale-n e Milanos në ekspozitën ?Rituali fotografik?. Kuratori i ekspozitës, Zef Paci, rrëfen për kamerën e ?Report TV? rëndësinë e kësaj ekspozite, që ka në qendër jetën e shqiptarëve, erosin, vdekjen, çmendurinë apo edhe raportin me pushtetin para 100 vitesh.
Kjo ekspozitë lindi si fryt i shkëmbimeve, që kishte Muzeu Kombëtar i Fotografisë ?Marubi? me Muzeun e Fotografisë Bashkëkohore në Milano, që bënte pjesë tek Trienale e Milanos. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës zgjodhëm disa alternativa, për të çuar disa foto të koleksionit të ?Marubit? në Milano.
Kjo ekspozitë vjen si nga një kohë e gjatë përgatitore, por edhe nga kontakti i vazhdueshëm me arkivën. Janë rreth 170, por printime fotosh janë 118 të ekspozuara në një nga fasadat e Trienale-s, janë 25 negative origjinale dhe pjesa tjetër një projeksion i vendosur tek struktura, që shfaq imazhe.
Zef Paci, Studiues dhe Kurator i ekspozitës
Këto imazhe prezantojnë shqiptarët e para një shekulli...
Fillimisht për kontekstin ku shkoi ngjallte kuriozitet për faktin se Pietro Marubi ishte një italian, një mjeshtër i fotografisë, dhe një mjeshtëri e nisur prej tij. Fotografia është diçka që nxit, pasuron kujtesën dhe në këtë drejtim ka një vlerë, sa si një kujtesë individuale aq edhe kolektive, si foto familjare, por ashtu edhe fotografime momentesh të rëndësishme historike. Në këtë drejtim është një burim shumë i çmuar për të ofruar një informacion, një situatë të vërtetë në bashkëpunim me situata të tjera, të asaj që ishte Shkodra para 100 vitesh.