www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN
Sapo dëgjojmë të përmendet emri i tij direkt na shkon mendja tek Federata jonë e Futbollit.
Në krye të drejtimit të FSHF-së që në vitin 2002, Armand Duka vijon ende sot të jetë President, i zgjedhur për të pestën herë pikërisht këtë vit.
Sot ai ishte i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të folur për jetën e tij mes Federatës së Futbollit dhe sipërmarrjeve të tij private dhe balancat mes të dy këtyre sektorëve. Por gjatë emisionit ai u pyet edhe për trajnerin aktual të Kombëtares Shqiptare Christan Panucci dhe ecurinë e Kombëtares.
Duka tha se grafiku i Kombëtares Shqiptare ka ardhur në rënie pas suksesit në Euro 2016, por sërish ka shenja pozitive. Ai po ashtu shtoi se traineri Christan Panucci është njeri me dëshirë të madhe që ka sjellë gjëra të mira tek ekipi kombëtar, por që ka edhe shumë për të përmirësuar.
?Do ta kisha shumë të thjeshtë dhe do të isha shumë më i sinqertë nëse do të flisja si tifoz, por si drejtues i Federatës kuptohet që do të flas brenda kornizave. Panucci është një futbollist i madh, një njeri me dëshirë të madhe, por jo me shumë eksperiencë në fushën e trainimit. Ka sjellë gjëra të mira tek ekipi kombëtar, por ka edhe shumë për të përmirësuar.
Normalisht pas një supersuksesi siç ishte ai i Euro 2016 grafiku do të vinte në rënie dhe grafiku i Kombëtares Shqiptare ka ardhur në rënie. Ka filluar rënien pas vitit 2016 dhe ka prekur fundin në një humbje në miqësoren me Luksemburgun, përpara se të udhëtonim për Izrael ku mendoj se filloi një farë kthese. Kjo ka përkuar edhe me një lloj ndryshimi të brezave, ata që janë ekzistues e kanë të vështirë të rimotivohen për një sukses tjetër dhe breza të rinj kanë ardhur. Ka filluar një lloj ndryshimi pas ndeshjen me Izraelin. Ekipi nuk është se ka patur një paraqitje konstante pozitive, por ka shenja pozitive. Në futboll mbahen mend rezultatet dhe është e vështirë të flasësh për performacë pa rezultat, por ndeshja me Izraelin ka qenë një ndeshje e luajtur mirë?, tha Duka.