Reforma Zgjedhore, Ambasadori i BE-së: Miratojeni përpara zgjedhjeve vendore

2018-11-20 0

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi nga Mati se reforma zgjedhore duhet të miratohet sa më parë. Duke nënvizuar faktin se ajo duhej të rregullohej 6 muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Soreca tha se reforma zgjedhore është një pikë që Bashkimi Europian e konsideron prioritet.

Zgjedhjet vendore janë shumë të rëndësishme, sepse në këto zgjedhje qytetarët zgjedhin ata që do merren me problemet e tyre. BE pret që të ketë një reformë zgjedhore, ashtu si është rekomanduar nga OSBE/ODIHR. Reforma është me rëndësi që të kryhet 6 muaj para datës së zgjedhjeve.

Puna qe është bërë deri më tani për reformën zgjedhore është e mirë, por duhet të përfundojë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe BE e konsideron prioritet.

Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë
Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh për herë të parë në lidhje me këtë çështje më datë 9 tetor. Duke i kujtuar Shqipërisë rëndësinë e reformës zgjedhore, Soreca e vendosi theksin tek bashkëpunimi midis forcave politike.

Free Traffic Exchange