Ora News - E etiketoi Berishën si autik, valë reagimesh kundër deputetit socialist Alket Hyseni

2018-11-20 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, e ndryshoi statusin në të cilin i drejtohej me fjalën autik ish-kryeministrit Sali Berisha, por gjuha e përdorur shkaktoi reagime të forta. Psikologë, por edhe prindër të fëmijëve më aftësi të veçanta kërkuan largimin e tij nga politika.

?Ç`faj ka familja jote bamirëse që ti vret çdo ditë etikën, estetikën, kulturën dhe moralin me fjalët dhe veprimet e tua prej autiku politik. S`po ja del dot me fonde të dyshimta pikturash që të shërojë autizmin tënd?.

Këto fjali që deputeti Alket Hyseni ia adresoi ish-kryeministrit Sali Berisha shkaktuan një stuhi reagimesh në rrjetet sociale.

Përdorimi i fjalës autik u cilësua nga prindër dhe psikologë si mungesë ndjeshmërie ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta.

Afërdita Seiti, drejtore e ?Shoqatës Ndihmoni jetën? në të cilën ofrohen shërbime për fëmijët me çregullime të spektrit autik, por edhe nëna e një fëmijë me aftësi ndryshe, thotë se deklarata e ka indinjuar.

Afërdita Seiti: Ne presim që të na mbështesin fëmijët tanë në rrugën e tyre të jetës, ne presim që ata të mbështesin të gjitha këto politika sociale për ti çuar përpara dhe për të përmirësuar jetën e fëmijëve tanë. Në këtë moment ata të përdorin në zhargonin e tyre politik gjendjen e fëmijëve tanë. Kjo është e rëndë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-etiketoi-berishen-si-autik-vale-reagimesh-kunder-deputetit-socialist-alket-hyseni