‘Unaza e Madhe’ /Veliaj: Projekti një zhvillim për kryeqytetin, banorët u përdorën politikisht

2018-11-20 0

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Kryebashkiaku Erion Veliaj shfrytëzoi këtë të martë Këshillin e Fëmijëve, me nxënësit e shkollave të kryeqytetit dhe përfaqësues të UNICEF-it për të sqaruar se banorët që preken nga projekti janë përfitues të paketave sociale.Pronarët që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe do të shpronësohen 100%, ndërsa për ndërtimet pa leje Bashkia e Tiranës ofron tre vite bonus qiraje dhe mundësi për banesa sociale.

Veliaj u shpreh se banorët që janë pronarë të një shtëpie në atë zonë do të marrë dëmshpërblimin e plotë për shtëpinë, ndërsa pjesa tjetër do trajtohet nga paketat sociale të Bashkisë së Tiranës, bonus qiraje, banesë sociale apo kredi të butë. Ai kërkoi nga banorët që të mos përdoren nga politika dhe vlerësoi qytetarët të cilët i janë drejtuar institucioneve dhe kanë filluar procedurat e shpronësimit.

Nuk ka asnjë arsye pse një për qind e popullsisë të ndërtojë një shtëpi 3 katëshe, ose në disa raste edhe 8 katëshe në tokën e dikujt tjetër, ndërsa prindërit tuaj do të duhet fillimisht ta fillojnë me qira, pastaj të marrin një kredi, pastaj ta paguajnë derisa të rriteni ju, të shkoni në shkollë, e pastaj kur të rriteni ju e të shkoni në punë, të keni mundësi të ndihmoni prapë familjen. Jam shumë i lumtur që nga dje banorët e kanë kuptuar që ca politikanë po i përdorin dhe sot kanë shkuar të regjistrohen për t?u shpronësuar. Ky është një lajm shumë i mirë.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Kryebashkiaku siguroi se falë këtij projekti të Qeverisë shqiptare, do të marrë zgjidhje edhe problemi i trafikut në një nga nyjet hyrëse në kryeqytet, ndërsa i cilësoi politikë të vjetër përpjekjet për të penguar projektet zhvilluese në qytet vetëm e vetëm për të përfituar vota.

?Unaza e Re, siç është sot, nuk e përballon të gjithë atë fluks, ka shumë njerëz që vijnë nga rrethet e tjera në Tiranë. Kjo është arsyeja pse po bëjmë një projekt të ri me Unazën e Re, që është projekti që po bëhet nga Qeveria shqiptare, Ministria e Transportit dhe ARRSH. Ne si bashki jemi përfituesit kryesorë sepse çlirohet i gjithë ai trafik te Unaza e Re. Edhe te Pazari i Ri, edhe te Lodrat te Liqeni, gjithmonë sa herë bëhet një gjë e re, ka politikanë që mundohen të përfitojnë, duke thonë: ?Hajt t?i bëjmë njerëzit të zihen me kryeministrin, me kryetarin e Bashkisë, vetëm që të mos bëhen gjërat dhe të fitojmë ndonjë votë?. Por, kjo është një politikë e viteve ?90?.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Veliaj deklaroi se Unaza e Madhe do të bëhet, ndërsa nënvizoi se askush nuk mund të bllokojë dot punët e qytetit.