Tension ne Gjykaten e Krimeve te Renda

2018-11-20 0

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për 11 të pandehurit e dosjes ?Lazarati 2?, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, në Qershor të 2015-ës, është shoqëruar me tension në sallën e gjyqit, por edhe jashtë saj.

Pas vendimit të dhënë nga gjykata, të afërm dhe familjarë të të pandehurve që po ndiqnin seancën shpërthyen në reagime të ashpra. Në sallë ata kërcënuan gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa hodhën në drejtim të tyre edhe karriget. Por irritimi i tyre ra edhe mbi gazetarët e pranishëm, që gjithashtu u kërcënuan deri në dalje të gjykatës.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia, që ka shoqëruar disa prej familjarëve në komisariat. Këto veprime avokati i njërit për të pandehurve i cilësoi si emocionale dhe në emër të familjarëve kërkoi ndjesë.

Me përjashtim të Alban Alikos dhe Elson Kazmës, të cilëve iu ul dënimi në 17 vite e 6 muaj burg secilit, për 11 të tjerët është lënë në fuqi vendimi i Shkallës së Parë. Dënimi më i rëndë mbetet për Arbjon Alikon dhe Bajram Boçin, për të cilët u dha dënim i përjetshëm.

Tv KlanVendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për 11 të pandehurit e dosjes ?Lazarati 2?, të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, në Qershor të 2015-ës, është shoqëruar me tension në sallën e gjyqit, por edhe jashtë saj.

Pas vendimit të dhënë nga gjykata, të afërm dhe familjarë të të pandehurve që po ndiqnin seancën shpërthyen në reagime të ashpra. Në sallë ata kërcënuan gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa hodhën në drejtim të tyre edhe karriget. Por irritimi i tyre ra edhe mbi gazetarët e pranishëm, që gjithashtu u kërcënuan deri në dalje të gjykatës.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia, që ka shoqëruar disa prej familjarëve në komisariat. Këto veprime avokati i njërit për të pandehurve i cilësoi si emocionale dhe në emër të familjarëve kërkoi ndjesë.

Me përjashtim të Alban Alikos dhe Elson Kazmës, të cilëve iu ul dënimi në 17 vite e 6 muaj burg secilit, për 11 të tjerët është lënë në fuqi vendimi i Shkallës së Parë. Dënimi më i rëndë mbetet për Arbjon Alikon dhe Bajram Boçin, për të cilët u dha dënim i përjetshëm.

Tv Klan

Free Traffic Exchange