Kryemadhi tek 'Astiri': Të dëmshpërblehen banorët, kanë 22 vjet që paguajnë taksa

2018-11-20 0

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së ?Astirit?.

Në fjalën e saj para banorëve, Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të dëmshpërblejë prishjen e shtëpive të banoëve të zonës.

Të dëmshpërblehen se kanë 22 vjet që paguajnë çdo lloj takse. Edi Rama kërkon të vjedhë pronën dhe paratë e shqiptarëve. Është i papërgjegjshëm dhe kriminal. Nuk spostohet rruga nga pallatet por nga hallexhinjtë. Ne nuk do e tolerojmë këtë gjë.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Më tej, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve.

Kemi qëndruar në distancë por gjithmonë për t?ju përkrahur. Më kërkuar sot dhe erdha. Nuk kam asnjë dyshim që janë me të drejtën e zotit. I bëjmë thirrje që të mos guxojnë të afrohët pranë shtëpive të qytetarëve.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 17-të të protestës së tyre pasi kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë.