Avokati i njërit prej të dënuarve të grupit të Lazaratit, Bashkim Nikolla ka reaguar fill pas tensionit dhe dhunës që është ushtruar nga familjarët e tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ai u shpreh për mediat se dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve dhe gjyqtarëve duhet konsideruar si një moment i vështirë psikologjik për familjarët. Avokati Nikolla cilësoi se gjendja e tyre e rënduar psikologjike megjithatë nuk duhet të përkthehet në veprime dhune tek përfaqësuesit e mediave, pasi këto të fundit, sipas tij, i kanë ndenjur afër të dënuarve duke e pasqyruar drejt rastin e vrasjes së efektivit të policisë Ibrahim Basha.
?Më vjen keq për këtë që ndodhi. Ky është një moment i vështirë psikologjik për familjarët, të cilët kanë tre vjet që presin drejtësinë. E megjithatë, nuk duhet të përkthehet në veprime të tilla tek përfaqësuesit e mediave, pasi ju i keni ndenjur afër dhe e keni pasqyruar drejt?, iu shpreh avokati gazetarëve të pranishëm.