Deskoska: Amnisti për dhunuesit nuk do të ketë

2018-11-20 1

Ministria e Drejtësisë nuk ka filluar kurrfarë aktiviteti rreth përgatitjes të ndonjë Ligji për amnisti, kjo sipas gjitha gjasave do të shkoj përmes ?Trupit për pajtim?, atje duhet të hapet debat, kështu u shpreh ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, për të shtuar se dikasteri që ajo drejton nuk ka filluar kurrfarë aktivitete për përpilimin me ndonjë Ligji për amnisti.

?Unë kam thënë se amnisti për dhunën nuk duhet të ketë. Dhunuesit nuk duhet të amnistohen dhe mendoj se edhe deklarata e kryeministrit është në këtë drejtim?, deklaroi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.