Katër persona kanë humbur jetën pas të shtënave në një spital të Chicagos, përfshi këtu dy pjesëtare femra të stafit dhe një oficer policie, sikurse edhe agresori vet. Dy femrat e vrara ishin mjeke dhe ndihmësfarmaciste, siç konfirmoi më pas kryebashkiaku Rahm Emanuel.