Ora News - Pas 20 orë bllokim në Kapshticë, kamionë e autobusë qarkullojnë normalisht

2018-11-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas problematikave të shfaqura kryesisht gjatë mbrëmjes së të dielës, të gjitha akset nacionale të vendit janë të hapura dhe qarkullohen normalisht. Pas 20 orëve bllokim, lëvizja normale për mjetet e tonazhit të rëndë. Problematika ndërkohë ka vetëm në rrugën e Dardhës ku dëbora arrin deri mbi 80 cm.

Pas rreth 20 orësh bllokim, lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës në Korcë iu rikthye normalitetit.

Autobusët e pasagjerëve dhe mjetet e tonazhit të rëndë nisën të qarkullojnë mes dy vendeve, pasi më herët, pala greke kishte ndaluar lëvizjen si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Qarkullimi u pezullua pasditen e së dielës, por në atë kohë disa kishin mbërritur në doganë, ndërsa të tjerë nuk e morën në kohë informacionin.

Në këtë situatë, ata u detyruan ta kalojnë natën në kufi.

Ndërsa kompanitë e udhëtimeve ishin treguar më të kujdesshëm. Autobuset me pasagjerë mbërritën vetëm pas mëngjesit dhe shmangën radhët.

Për të përballuar fluksin, pala shqiptare hapi 8 sportele, ndërsa ajo greke tre të tillë.

ARRSH njoftoi se të gjitha rrugët nacionale në vend janë të kalueshme pa proleme, por paralajmëruan për kujdes në qarkullim në mëngjes dhe orët e mbrëmjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-ne-greqi-ende-e-bllokuar-nga-bora-kamione-dhe-autobuse-presin-ne-kapshtice

Free Traffic Exchange