TIRANË- Në ditën e 16-të, protesta e banorëve të Astirit kundër projektit të "Unazës së Madhe" i cili prek banesat e tyre, ka nisur me përplasje me policinë. Siç kanë bërë çdo ditë, edhe sot banorët kanë bllokuar rrugën, duke krijuar kaos në trafik. Policia e ndihmuar edhe nga FNSH ndërhyri për të liruar rrugën, por ka hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranuan të largohen.
Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për kundërshtim të forcave të rendit. Protestuesit e shoqëruar nga policia janë Edmond Frangu, Armando Gishto, Arben Qzrani, Shpëtim Billo, Gëzim Sadikaj dhe Paolo Ahmetcenaj.