Ora News - Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore mbyll turin e 60 viteve histori në Gjermani

2018-11-19 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, që këtë vit feston dhe 60 vjetorin e krijmimit, dhuroi një spektakël të vërtetë në sallën prestigjioze të teatrit Künstlerhaus në Gjermani.

Në koncertin madhështor të organizuar nga Konsullata e Pergjithshme në Mynih në kuadër të festave të nëntorit dhe vitit jubilar të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu merrnin pjesë Presidentja e Qeverisë së Bavarisë së Sipërme Znj. Maria Els, trupi diplomatik i akredituar në Mynih, media, komuniteti dhe shoqatat shqiptare.

Arten Hanku, Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Mynih vlerësoi rolin e të gjithë heronjve shqiptarë që hodhën me gjakun e tyre themelet e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ansambli-i-kengeve-dhe-valleve-popullore-mbyll-turin-e-60-viteve-histori-ne-gjermani