Aksident me motor në Sarandë, plagoset i riu, transportohet me helikopter drejt Tiranës

2018-11-19 5

Një aksident ka ndodhur në Sarandë, ku një 35-vjeçar është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi motori i cili po drejtonte ka dalë nga rruga.

Report Tv ka mësuar se aksidenti ka ndodhur në zonën e Qafë-Botës në Konispol.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com në ndihmë të tij ka shkuar helikopteri i Urgjencës, i cili po bën transportimin e të riut drejt Tiranës.

Nuk dihen ende detaje për rrethanat e aksidentit apo identitetin e të riut. Në ditët e fundit, një sërë aksidentesh rrugore kanë ndodhur në vend.

Në qarkun e Elbasanit, brenda 2 ditësh janë regjistruar rreth 5 aksidente, ku për shkak të lagështirës në rrugë dhe shpejtësisë tej normave të lejuara, kanë dalë nga rruga disa makina.