Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Shkarkimin tim e ka në dorë Presidenti Duka". Kështu është shprehur trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci në një konferencë një ditë para miqësores me Uellsin në Elbasan Arena.
Si është raporti me Dukën, keni diskutuar për të ardhmen? Do të jetë ndeshja juaj e fundit?
Pyetjen duhet t?ia bësh Dukës, jo mua. Unë jam trajner dhe punoj me shumë qetësi, duke u përpjekur të ruaj ekulibrat. Janë shumë të vërteta që nuk thuhen, unë duhet të zgjidh problemet e ekipit, kjo është detyra ime.
Si mund të dilet nga kjo situatë?
Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë. Kur mbërrita unë, skuadra ishte e katërta dhe mbërriti e treta. Më pas erdhi një vit shumë i vështirë. Askujt nuk intereson të thotë që prej viti e gjysmë kësaj skuadre i mungojnë 6-7 lojtarë. Mendojmë se jemi Gjermania apo Brazili. 12 lojtarë që unë kam thirrur, nuk luajnë me klubet e tyre. Në vitin 2016 Shqipëria shkoi në Europian. Mos vallë e ka detyrim të shkojë çdo vit!? Po të jetë i gjithë grupi në dispozicion, atëherë mund të tentojnë Europianin. Duke qenë se jam unë përgjegjësi për këtë situatë, sepse u përpoqa të sjell një ide për futbollin, për Nations League, duke qenë se njerëzit janë arrogantë, nuk e kam problem të them se duhet të ndryshojmë, sepse nuk kam kohë të punoj me skuadrën dhe t?i jap kondicionin e duhur fizik. Ideja për një Shqipëri sulmuese, ishte e gabuar. Për këtë arsye duhet të bëj një futboll ndryshe. Historia tregon një të vërtetë tjetër. Unë nuk jam idiot, duhet të ndryshojmë, sepse, po të vazhdojmë kështu, vë në vështirësi lojtrarët.
Çfarë duhet të ndryshojë te Shqipëria?
Duhet një krenari e madhe, të jemi seriozë. Kur dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë, vuaj shumë. Punën provoj ta bëj me shumë seriozitet. E pranoj që kam gabuar me idenë e futbollit që do të sillja. Do të ndryshojmë dhe shpresoj të jetë rruga e duhur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/disafatat-e-kombetares-panucci-jam-pergjegjes-shkarkimin-e-ka-ne-dore-duka?fbclid=IwAR1ShHRFVwJa-PxzJ-ZgFjCe_Ox3mmQbmxDxv9AyXpQc-bDHiZPOaMl23Ng#.W_LdTotAXMo.facebook