Basha: Të marrim fatin në duar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-19 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Per opoziten çdo beteje ne Shqipëri duhet te nise nga ndarja e politikes me krimin. Këtë mesazh ka përcjelle lideri i opozitës Lulzim Basha edhe gjate nje takimi me fermeret e zones se Poshnjes.?Pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri që e ka të lidhur fatin me ju dhe jo me banditët dhe kriminelët, mos prisni të ketë ndryshim as në tavolinën tuaj, as në xhepat tuaj, as në serat tuaja, as në arat tuaja. Një shprehje kam dëgjuar këto 3-4 javë që kam lëvizur: Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!?Basha u ka shpjeguar banoreve se me 2,2 miliarde euro qe sot shkojnë ne xhepat e oligarkëve mund te ndryshoheshin shume gjera ne Shqipëri.?Me 2.2 miliard euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliard euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 përqind për gjithë shqiptarët. Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë?.Basha u ka premtuar fermereve ulje te çmimit te naftës nese PD vjen ne pushtet.?Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.?Ne programin e PD per qeverisjen e vendit parashikohen edhe subvencione ne masën 150 milione euro.

Free Traffic Exchange