Dëbora “mbulon” edhe Greqinë - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-11-19 0

Bora e parë në vend ka mbuluar rajonet malore të Greqisë në fundjavë, ndërsa temperaturat shënuan rënie në të gjithë vendin. Sipas shërbimit sinoptik, reshjet e dëborës kanë filluar prej pasdites të së shtunës dhe vazhdojnë gjatë ditës së diel prej zonave malore të Peloponezit, në Pilio dhe Karpenisi të Greqisë qëndrore, si dhe në gjithë pjesën e kufirit me Shqipërinë në Greqinë Perëndimore.