Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria e ka mbyllur me turp fazën kualifikuese të Ligës së Kombeve, pasi u mposhtur me "poker" 4-0 nga Skocia. Një takim ku gjithçka foli në kurriz të kuqezinjve, me tanët që nuk arritën të reagonin për asnjë çast. Pas kësaj humbje të turpshme, protagonist të fushës së blertë gjetën fajtor kartonin e kuq të Mavraj, ndërkohë që ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata deklaroi se kjo duhet të jetë takimi i fundit me Christian Panuccin në stol. Ai pohoi se mbështet kandidaturën e një trajneri shqiptar për postin më të lartë në kombëtare.
Rudi Vata: Mendoj se Panucci me këtë ndeshje, normalisht edhe tifozët treguan indinjatën e tyre dhe mendoj se Panucci duhet të bëj zgjedhje profesionale, të largohet nga ekipi kombëtar. Ndryshimi i gjeneratave nuk u bë në kohën e duhur. Riciklimi i futbollistëve me një moshë të madhe si Mavraj, Cana është dasht me mendu në kohën e duhur për të gjetur zëvendësuesit e duhun. Sot u pa qartë që ekipi kombëtar kishte probleme. Që në minutën e parë Mavraj u duk se nuk ishte në gjendje optimale fizike. Një lojtar me eksperiencë gabon në atë mënyrë dhe tregon shenja që nuk premtojnë të ardhme. Duhet për të qënë një grup i bashkuar, në mënyrë që të arrijmë rezultatet e kërkuara. Skuadra nuk është e lumtur në fushën e lojës. Gishti shkon te trajneri. Është përgjegjësi kryesor. Ka ardhur koha që të kemi një trajner shqiptar, pse jo?
Mërgim Mavraj: Duhet të kërkoj ndjesë skuadrës dhe tifozëve që besoj se kanë pritur shumë nga ne. Iu përgjigja një çik, por nuk ishte as goditje me takë, as me kokë dhe nuk ishte qëllimi për im të godas në një mënyrë dhe të marr karton të kuq.
Etrit Berisha: Kemi pasur një kundërshtarë të fortë. Mendoj se kanë luajtur mjaft të mençur. Duke na lënë që ne t'i sulmojmë dhe ata me anë të kundërsulmit të na godasin. Kemi bërë shumë gabime edhe më herët dhe kjo na ka penalizuar shumë. Pastaj motivimi dhe qetësia e ekipit nuk ishte në normën e duhur.
Bekim Balaj: Një humbje siç e patë dhe ju 4-0, shifra që janë të papranueshme për të gjithë ne. Nuk e di se çfarë nuk shkoi. Pësimi i golit dhe dalja me karton të kuq na e vështirësoi punën. 4-0 ndoshta është shumë.
Ledian Memushaj: Çdo gjë që nga fillimi ndeshja u prish mbas kartonit të kuq. Por edhe penalltia e dytë nuk më ngjajti kaq shumë penallti. Është një ndeshje për ta harruar sa më shpejt.
Ardian Ismajli: Shpresoj se shumë shpejt kemi për të dalë prej kësaj krize dhe ka me pas ndeshje të mira dhe sa më shumë suksese.
Myrto Uzuni: Do i kërkoj falje tifozëve pasi ishin të shumtë sot për të thënë të vërtetën por kështu është futbolli. Kemi bërë gabimet tona dhe shpresojmë t'i rregullojmë në vazhdim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperi-skoci-protagonistet-qajne-kartonin-e-kuq-vata-panucci-tia-liroje-vendin-nje-shqiptari