Report Tv - Meta vizitë në Mexhitli: Shqiptarët e Maqedonisë nuk do të jenë kurrë vetëm

2018-11-18 0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar me vizitën e tij në Maqedoni, duke shkuar në fshatin me shumicë shqiptare, Mexhitli.

Meta është pritur me nderime nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë të zonës, të cilët falënderuan presidentin për kujdesin e treguar ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Në fjalën e tij, Meta u shpreh se shqiptarët atje nuk do të jenë kurrë vetëm duke mos harruar edhe t?i falenderojë se po mbajnë gjallë traditat dhe vlerat e kombit tonë.

Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për në shqiptarët.

Ilir Meta