Report Tv - Trafikanti i drogës, Alban Gjegji në listën e 22 të shumëkërkuarve në Dibër

2018-11-18 5

U arrestua në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë, por pasi gjykata e nxorri nga qelia në ?arrest shtëpie? Alban Gjegji është arratisur. Alban Gjegji u dënua me me 7 vite në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Janë këto pamjet ku Gjegji arrestohet më 23 shkurt në një Kullë në zonën e Laçit, e cila ishte banesa e prindërve të tij ndërsa operacioni i asokohe u kodua nga policia ?Kulla?.

Por pas këtj arrestimi të bujshëm për policinë, Gjykata e la në ?arrest shtëpie?. Pas vendimit të disa ditëve më parë të gjykaës, Policia ka shkuar në banesën e Gjegjit për të zbatuar vendimin, por ai ishte arratisur, duke detyruar policinë ta fusë sërish në listën e të shumëkërkuarve.

Gjegji është një nga 22 të kërkuarit në listën e qarkut Dibër publikuar këtë të dielë nga policia e Shtetit, ndërsa mes të kërkuarve rezulton edhe një grua e dënuar për vrasje po ashtu e arratisur nga burgu në vitin e trazirave 1997.