Report Tv - Vlorë/ Ndërtohen panele në lumin Vjosë për të shmangur përmbytjet

2018-11-17 0

Qarku i Vlorës është një nga zonat më problematikë sa i përket përmbytjeve. Së fundmi janë ndërtuar disa panele të cilat pritet të evitojnë vrullin e madh të prurjeve të cilat kanë qenë problematike. Kryebashkiaku i Vlorës Leli shprehet se ndërtimi i paneleve eviton një pjesë të përmbytjeve, por nuk ka garanci për shmangie totale. Ndërtimi i pesë penelave në zonën e Mifolit pritet të mbrojë nga gërryerjet e lumit Vjosë krahun e majtë të shtratit ku prej vitesh ka qenë ndër vendet me problematike. Qëllimi mbetet ndryshimi i rrjedhës së lumit, në kohen e reshjeve të shumta, ndërsa panelet synojnë të përmirësojnë situatën, por nuk mund të parashikohet nëse ky investim mund të pengojë totalisht përmbytjet. Sipas kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli, ndërtimi i paneleve do të evitojë vrullin e ujrave, por nuk mund të thuhet nëse përmbytjet mund të shmangen totalisht.