http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Janë ndare edhe ne këtë edicion te 21 te panairit të Librit çmimet per letërsinë. Çmimi i karrierës i jepet shkrimtarit Kim Mehmeti për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin ?Pusi?. Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit i shkoi autorit Brajan Sukaj me romanin ?Ciklopi?, për ndjeshmërinë e thellë njerëzore të përcjellë përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik. Vepra e përkthyer më mirë u vlerësua romani ?Nga ana e princeshës së vdekur?, që mban edhe firmën e Donika Omarit në shqip. Këtë vit me çmim inkurajues u vlerësuan dy autore të reja. Iva Nikolli për romanin ?Vetëm për ty? dhe Flogerta Krypi për librin ?Gjithçka rreth asgjësë?. Çmimi special i këtij panairi iu dedikua poemave arbëreshe që vinin të përmbledhura nga Zef Skiro Di Maxha. Kryetarja e jurisë që përzgjodhi veprat e autorët më të mirë ishte pedagogia dhe studiuesja Lili Sula.