Policia e Shtetit ka dhënë detajet për operacionin e zhvilluar sot në Elbasan ku u arrestuan 4 anëtarë të fisit Capja.
Njoftimi i plotë:
Elbasan
Forca e Ligjit në territor godet në Elbasan
Policia e Elbasanit mbështetur nga FNSH kontroll në territor për rritjen e parametrave të sigurisë publike
Gjatë kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 minë me telekomandë si dhe nje sasi parash
Arrestohen në flagrancë 2 persona, shoqërohen për verifikim dhe 8 persona të tjerë.
Nga ana e strukturave të DVP Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, në kuader të Planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambjenteve që përdorin personat me precedentë kriminalë dhe penale, si rezultat i nje pune te mire organizuar policore, ne lagjen ?Emin Matraxhiu? ne ambjentet e nje bar kafe ne pronesi te shtetasit Enver Çapja jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale:
- 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;
- nje pale targa automjeti gjermane
- nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke.