Elbasan, FNSH ndalon 4 pjesëtarë të fisit Çapja, sekuestrohen armë dhe minë me telekomandë

2018-11-17 2

Katër pjesëtarë të fisit Çapja janë ndaluar këtë të shtunë në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan. Report Tv raporton se ndalimi i tyre ka ardhur pas kontrolleve të ushtruara nga FNSH dhe policia vendore nëpër banesa. Anëtarëve të fisit Çapja iu janë sekuestruar përgjatë kontrollit dy armë të tipit pistoletë, fishekë dhe një minë me telekomandë.

Burime të Report Tv bënë me dije se operacioni u ndërmor pas atentatit me granatë që iu bë ditën e djeshme në lokalin e tij Albert Alterziut në Elbasan, pasi të dyshuarit për këtë sulm mendohet të jenë pikërisht pjesëtarë të familjes Çapja.

FNSH dhe policia pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal, ndërkohë që, po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera. Midis këtyre banesave përfshihet edhe një vilë e blinduar me persona brenda, të cilës policia nuk po i hap dot derën.