74-vjetori i Clirimit te Tiranes

2018-11-17 4

74-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, kryebashkiaku Erjon Veliaj e shfrytëzoi për të dhënë një mesazh për protestat e zhvilluara përpara Bashkisë nga banorët e Unazës së Madhe. Veliaj hoqi një paralele mes opozitës së sotme dhe ngjarjeve të luftës kur vendi ishte i pushtuar nga nazistët.

"Edhe në atë kohë kishte një minorancë që bashkëpunonte me nazizmin. Tirana u çlirua falë partizanëve. Kjo na bën krenarë. Megjithatë ka momente për të reflektuar.Pardje u dogjën goma para Bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri-tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim".

Pas protestës thotë se qëndron opozita, e cila sipas kryebashkiakut, ka një strategji të qartë në aksionin e saj politik.

"Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE. Teksa presim që në Qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet Parlamenti dhe këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri-tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do therremi me njëri-tjetrin".

Këtë mesazh kryebashkiaku Veliaj e dha gjatë homazheve të zhvilluara në monumetin ?Ushtari i Panjohur?, ku ehdhde këtë përvjetor nuk munguan nderimet me grusht dhe fotot e diktarorit Hoxha nga nostalgjikët e sistemit diktatorial.

Tv Klan

Free Traffic Exchange