Mbi dy tre raste vdekje, duhet të vejë dorë bashkia se taksat i kërkojnë kokërr më kokë. Është kthesë e rrezikshme dhe e fortë. Ka patur vdekje dhe plagosje. Ka patur shumë pasoja. Lutemi që organet kompetente të marrin masa dhe t?a zgjerojnë.
Është cilësuar si kthesa e vdekjes pasi ka marrë shumë jetë njerëzish. Kjo kthesë është në segmentin rrugor, Celigrad ?Baltës në zonën e Fierit. Shkak për aksidentet është bërë mungesa e sinjalistikës. Janë disa lapidare të personave që kanë humbur jetën, ndërsa drejtuesit e mjeteve të cilët janë banorë të kësaj zone apelojnë për përmirësimin e sinjalistikës rrugore.
Drejtuesit e mjeteve