Tatimet pritet te zbarkojne ne terren

2018-11-17 1

Dy muajt e fundit për të gjithë bizneset që tregtojnë me pakicë do të ketë kontrolle intensive nga ana e strukturave të hetimit tatimor.  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë në terren një aksion të ri anti-informalitet në të gjithë territorin e vendit.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Xhavit Curri, thotë se fajin për këtë aksion e kanë vetë sipërmarrësit, pasi dy muajt e fundit nuk kanë raportuar shifrën reale të xhiros, çka ka hapur dyshime në organet e tatim ? mbledhëse.

Kontrollet do të fokusohen në lëshimin e kuponit tatimor dhe në regjistrimin e punonjësve. Bizneset me pakicë kanë afërsisht ¼ e shitjeve thotë z.Curri, dhe qarkullimi i tyre kohët e fundit nuk ka shënuar rritjen që autoritetet presin.

Kontrolli do të përqëndrohet në zonat ku ka një fluks më të madh biznesesh, në tregje, por edhe te sipërmarrjet në afërsi të akseve kombëtare. Adminsitrata tatimore thotë se për çdo shkelje që do të konstatohet, masat ndëshkimore do të jenë nga gjobë e deri në mbyllje të biznesit. Vetëm për mos lëshim të kuponit tatimor gjoba arrin në 50 mijë Lekë.

Tv Klan