Protesta, Veliaj: Duan të na sabotojnë ambicien europiane - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-17 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Erion Veliaj reagon serish ndaj protestës se banoreve te unazes se re dhe ben thirrje per reflektim. Ne ceremoninë përkujtimore te çlirimit te Tiranës, kreu i bashkësie dënoi sulmin dhe djegien e gomave para bashkisë, nje akt qe sipas tij ka ndodhur 74 vite me pare, asokohe jo nga ne por nga pushtuesit fashiste. ?Hera e parafundit që u dogjën goma përballë bashkisë së Tiranës, në derë të Bashkisë së Tiranës, ishte 17 nëntori i 1944, kur trupat që po largoheshin, dogjën qytetin dhe shkaktuan dëmet e fundit që ata mund t?i bënin Tiranës. Kjo ishte hera e parafundit, se hera e fundit ishte pardje, që u dogjën goma para. Bashkisë së Tiranës, pas 74 vitesh, jo nga armiku, jo nga pushtuesi, jo nga zaptuesi, por nga ne vetë. Ndaj them se ky është një moment reflektimi. Sot nuk na rrezikon njeri. Jemi pjesë e NATO-s, gjasat që dikush të na pushtojë, të na pengojë, të na sabotojë janë shumë të vogla nga të huajt, por vetë mund ta bëjmë.? Erion Veliaj përsëriti qëndrimin se është i vendosur te vazhdoje me zhvillimin e Tiranës. Ndersa gjithë kete sulm te politikes e quajti sabotim per ambicien me te madhe te Shqipërisë, ate te anëtarësimit ne Be. ?Nuk bëhet as për lodrat, as për sheshin, as për Pazarin e ri, as për bulevardin, as për Unazën e Re, nuk bëhet për këto. Këto janë beteja kalimtare. Bëhet për të na sabotuar në atë që është ambicia jonë përfundimtare, që ne të bëhemi anëtarë të BE. Nuk e them unë, e thonë gjithë të huajt. Teksa presim që t?ju përqafojmë në qershor dhe të filloni negociatat, si mund të thereni mes jush, si mund të bojkotoni parlamentin, Këshillin bashkiak, si mund të digjni goma, si mund të bojkotoni modernizimin e vendit, si mund të sabotoni njëri-tjetrin, si mund të pretendoni që Europa të mund t?ju fusë me kaq shumë sherr, me kaq shuam mllef. Dhe kë, vendin që u çlirua vetë, ndërkohë që gjithë të tjerët u çliruan me një ushtri tjetër që i ndihmonte. Duke bere apel per bashkëpunim per te vijuar projektet e tjera Erion Veliaj dhe përfaqësues te tjere te pushtetit qendror e vendor bene homazhe dhe vendosen kurora me lule ne monumentin e ushtarit te panjohur.