Report Tv-74-vjetori i çlirimit të Tiranës, Veliaj apel qytetarëve

2018-11-17 0

Në aktivitetin e organizuar nga bashkia e kryeqytetit me rastin e përkujtimit të 74-vjetorit të Çlirimit të Tiranës kanë marrë pjesë kryebashkiaku Veliaj, prefekti, kryetari i këshillit, deputetë dhe qytetarë. Në fjalën e tij, Veliaj komentoi protestat e banorëve të ?Unazës së Re? dy ditë më parë para bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika, ndërsa shtoi se opozita po bojkoton parlamentin për të sabotuar hapjen e negociatave me BE-në.

Ne sot kemi angazhime të ndryshme nga 74 vite më parë. Ka disa njerëz që e harrojnë historinë, shumë pak kujtohen që Tirana u çlirua pa një ushtri të huaj. Ne shqiptarët kur organizohemi... edhe në atë kohë kishte një minorancë që bashkëpunonte me nazizmin. Tirana u çlirua falë partizanëve. Kjo na bën krenarë. Megjithatë ka momente për reflektuar.

Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE.

Teksa presim që në qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet parlamenti dhe këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin. Kur ne shqiptarët punojmë dhe bashkëpunojmë ia dalim. Tirana nuk ka kohë për të humbur, prandaj i ftoj qytetarët që të përqafojnë punën dhe progresin.

Erion Veliaj

Free Traffic Exchange