Pranga grosistëve shqiptarë, u kapën me 4 kg heroinë e kokainë në bimësi të dendur

2018-11-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy shitës shqiptarë të shitjes me shumicë të kokainës dhe heroinës, u arrestuan nga karabinierët italianë pas një hetimi të koordinuar nga prokurori i Padovës.

Mediat italiane shkruajnë se puna hetimore filloi në një nga pikat e nxehta të trafikut të drogës, në Arcella.

Këtu agjentët kanë identifikuar një sërë personash të dyshimtë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, disa të vendosur në Padova dhe të tjerë jashtë krahinës, pjesa më e madhe shitës të vegjël.

Dy prej tyre kanë pikasur si pjesë e rrjetit të drogës. Me qëndrim të paligjshëm në vend, ata ia kishin dalë të jetonin për një kohë të gjatë përgjatë Rivieres së Brentës.

Zona e Mira ishte baza e tyre, nga e cila ata dorëzonin heroinën dhe kokainën në Arcella. Gjatë transportit, policia i ndaloi duke sekuestruar 1.7 kg kokainë dhe duke i arrestuar ata. Analizat e para të drogës, e nxjerrin atë të një cilësie jashtëzakonisht të pastër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pranga-grosisteve-shqiptare-u-kapen-me-4-kg-heroine-e-kokaine-ne-bimesi-te-dendur