Banorët e ?Astirit? kanë bllokuar edhe këtë të premte rrugën e ?Unazës së Re?, në shenjë proteste përkundrejt projektit që pritet të marrë jetë. Të shumtë në numër, ata kanë dalë që në orën 17:00 për të kundërshtuar vendimin që i hap rrugë shembjes së banesave të tyre.
Të pranishëm në protestë shihen edhe eksponentë të Partisë Demokratike, sikurse është Dashamir Shehi. Deputeti demokrat është shprehur se me këtë projekt "Rama kërkon të dhunojë banorët", si dhe e ka cilësuar këtë të fundit si një rimëshirim të udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Ai i është kundërvënë edhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i thënë që të mbajë gojën përkundrejt banorëve. Veliaj u shpreh një ditë më parë në lidhje me projektin e Unazës së Re se "Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë".
Sot është dita e 15 e protestës së banorëve. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës. Protestuesit hodhën molotov dhe tymuese, ndërsa tentuan të futen me forcë brenda bashkisë. Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë. Banorët e Unazës së Re po mbështeten që nga dita e parë e protestës nga e tërë Partia Demokratike. Kjo e fundit e ka cilësuar projektin e "Unazës së Madhe" një mashtrim, i cili nuk ka aspak transparencë ligjore.