Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një bashkëbisedim telefonik mes Stalinit dhe Boris Pastërnak që edhe pse ka ndodhur një shekull më parë vijon të interpretohet në mënyra të ndryshme, bëhet shkak që Ismail Kadarë të nis dhe të shkruaj librin më të fundit ?Kur sunduesit grinden?. Romani flet për shkrimtarë që i mbijetuan kohës dhe për diktatorë që ndërruan jetën e u harruan.
Kadare: Kam krijuar këtu dhe kam sajuar edhe sunduesit shpirtëror; shkrimtarët. Është një grindje midis Stalinit dhe Boris Pastërnak, por kaq e ngatërruar është sa nuk edhe pas një shekulli nuk zgjidhet dot.
Për bashkëshorten, Helenën, ky është një ndër librat më të vështirë që Kadare ka shkruar. Ajo thotë se indirekt romani flet edhe për raportin e vet shkrimtarit me diktatorin.
Helena Kadare: Ka qenë një raport sundues-shkrimtar, që ai e ka përjetuar edhe vetë. Kështu që në mënyrë krejt indirekte ndërhyn jo vetëm për veten por edhe Lasgushin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dita-e-trete-e-panairit-te-librit-lexuesit-ne-radhe-te-blere-librin-e-ri-te-kadarese