Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-16 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ngre dyshimet se ish kryeministri Nikolla Gruevski mund të jetë rrëmbyer dhe se nuk ka shkuar vullnetarisht në Hungari. Kjo është pista e re që autoritetet maqedonase do të hetojnë. Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke folur për herë të parë që pas arratisjes, tha se për këtë dyshim, pret përgjigjen nga Nikolla Gruevski dhe qeveria hungareze.Kryeministri Zaev konfirmoi gjithashtu se po vijojnë procedurat për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në mënyrë që të vuajë dënimin në Maqedoni. Gjykata Themelore në Shkup, me kërkesë të Prokurorisë vendosi që Gruevski të gjykohet në mungesë.Por nga ana tjetër, vetë Nikolla Gruevski i arratisur në Hungari, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për azil pranë zyrës hungareze për emigracion. Por kërkesa e tij do të procedohet sipas ligjeve, pavarësisht pozicionit si ish kryeministër i Maqedonisë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.Ndërkohë, mediat hungareze dhe jo vetëm, ngrenë pikëpyteje se si shkoi Gruevski deri në Budapest?Sekretari i shtetit për Diplomacinë në qeverinë e Viktor Orban, tha për mediat se qeveria hungareze nuk mori pjesë në largimin e ish-kryeministrit nga Maqedonia.Por i pyetur se Gruevski ka kaluar kufirin nga Shqipëria në Mal të zi me makinën e ambasadës hungareze në Tiranë, ai shprehet se nuk ka asnjë informacion për këtë.Ai kritikoi edhe qëndrimin e amsbadës amerikane, duke thënë se respekton Shtetet e Bashkuara, por ato nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti sovran.Megjithatë, arratisja e Nikolla gruevskit mbetet ende e paqartë.Ai ka hyrë në territorin e Shqipërisë dhe me ndihmën e një makine të Ambasadës Hungareze në Tiranë, ka dalë nga territori nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi. Dyshohet se Gruevski ka hyrë në Shqipëri ilegalisht nga kufiri i gjelbër. Autoritetet malazese ndërkohë kanë konfirmuar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në territorin e Malit të Zi më 11 nëntor dhe po atë ditë ka lënë vendin, por pa dhënë më shumë detaje se në cilën pikë kalimi kufitar doli.