Zaev: Gruevski mund te jete rrembyer

2018-11-16 0

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nuk përjashton mundësinë që pararendësi i tij Nikolla Gruevski të jetë rrëmbyer. Pa qartësuar nëse foli me ironi apo kishte dyshime të arsyeshme, Zaev u bëri thirrje autoriteteve të hetojnë edhe mbi këtë pistë.

?Duke parë si kanë ndodhur gjërat, publikisht parashtroj pyetjen ? A është larguar vullnetarisht zoti Gruevski nga Maqedonia para se Gjykata të lëshonte urdhër-arrest apo mund të jetë rrëmbyer. Pres përgjigje nga Gruevski dhe Hungaria.?

Zaev kërkoi nga Hungaria t?a rikthejë Gruevskin në Maqedoni dhe të mos lejojë që ai të largohet në Rusi apo Turqi.

?Hungaria, duhet ta tregojë miqësinë me atë që duhet ta kthejë Gruevskin. Tashmë janë dërguar dokumentet e para dhe do të dërgohen edhe tjera që janë të nevojshme për ekstradimin e Gruevskit.?

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç tha për mediat maqedonase se arratisja e Gruevskit nuk duhet të politizohet. Ajo bëri thirrje që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore që çështja të qëndrojë brenda kornizave të drejtësisë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange