Lleshi drejt dekretimit si minister

2018-11-16 0

Vetëm pak orë përpara përfundimit të afatit kushtetues 7 ditor për t?u shprehur për propozimin e kryeministrit Edi Rama për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm, Presidenti ka pranuar kërkesën e Sandër Lleshit për ta nxjerrë në lirim si Gjeneral Brigade.

Ky dekret duket si hapi i parë drejt dekretimit për Lleshin, duke qene se Presidenti konfirmoi zyrtarisht se ishte pikërisht statusi i tij si ushtarak aktiv që e detyronte të mos e dekretonte si ministër, për shkak të kufizimeve që kushtetuta ka për këtë kategori.

Gjatë paradites Kreu i Shtetit lajmëroi se do ta bëjë të ditur vendimin e tij në mbrëmje në emisionin ?Zonë e Lirë?, në Televizionin Klan.

?Ka kohë deri në darke. Do jem tek kolegu juaj Arian Çani...?

Një ditë më parë Kreu i Shtetit tha se nuk do të ndikohej nga presionet për vendimin e tij për Sandër Lleshin, pa specifikuara nga vinin ato.

Me nxjerrjen në lirim të Sandër Lleshit, Kreu i Shtetit nuk ka me asnjë pengesë kushtetuese për ta emëruar atë si ministër dhe për ta bërë më në fund funksionale Ministrinë e Brendshme, ashtu siç kanë kërkuar me ngul këto ditë Ambasada Amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian në Tiranë.

Free Traffic Exchange