Duma akuza qeverisë për ekonominë: Buxheti i Rilindjes për 2019 po i varfëron shqiptarët

2018-11-16 0

Deputetja e Partisë demokratike, Grida Duma në një dalje për mediat këtë të premte akuzoi qeverinë se ka dështuar në përmbushjen e reformës së ndihmës ekonomike përgjatë gjashtë viteve të qeverisjes, së saj.

Deputetja demokrate Duma akuzoi qeverinë se me politikat që po ndjek në projetbuxhetin ekonomik po varfëron gjithnjë e shumë duke i detyruar ata të largohen nga vendi i tyre. Sipas Dumës qeveria i ka braktisur shqiptarët, duke i përjashtuar një pjesë të familjeve nga skema e ndihmës ekonomike dhe ky fakt e varfëron më shumë vendin.

Varfëria në Shqipëri nuk është më varfëri ekonomike, është plakje popullsie dhe shkretëtim i kapitalit human dhe burimor. Buxheti i Rilindjes godet më të pamundurit në Shqipëri, ata që jetojnë pa asnjë të ardhur dhe që nuk u është dhënë asnjë mundësi për të punuar. Vetëm në dy vite familjet në mjerim janë shtuar me 50 mijë.

Jemi në vitin e dytë të të ashtuquajturës ?Reformë e Ndihmës Ekonomike? dhe mbahen të fshehura pikët e përcaktimit dhe përllogaritjes së varfërisë. Jemi në vitin e gjashtë të buxhetimit rilindas dhe duket sikur shqiptarët s?kanë qënë të gjallë, por të vdekur në shifra, se çdo vit e njëjta shifër fikse për varfërinë. 6 vite rradhazi po e njëjta shifër asnjë rritje dhe asnjë zbritje. Kur këto familje abandonohen, siç po ndodh, janë po xhepat shqiptarëve që do ta paguajnë me shtrenjtë e shumëfish braktisjen e tyre.

Grida Duma, Deputete e Partisë Demokratike

Free Traffic Exchange