Në këtë promovim përkrah tij, qëndronte bashkëshortja e tij, shkrimtarja Helena Kadare, e cila e përshkruan këtë libër, si veprën që i ka marrë më shumë kohë nga gjithë të tjerat
Ky libër nga gjithë përvoja ime, i ka ngrënë më shumë kohë se të gjithë librat e vështirë, sepse ishte një libër i vështirë, dokumentacioni sa vinte edhe shtohet, sepse tre minutat që Stalini ka marrë Pasternakun për ta pyetur përbën një nga enigmat më të mëdha. Në këto tre minuta ka ndodhur një bisedë, ku ai e pyet se çfarë mendon për Osip Mandelshtamin, dhe sigurisht ai i hutuar në apartament, në momentin e parë dha një përgjigje të çuditshme, se: ?Nuk di të them se ne shkruajmë në mënyra të ndryshme?. Ndërsa, Stalini i tha: ?Nuk dite që ta mbrosh mikun tënd?. Ai e deshi përsëri që t?i rikthehej, por Stalini e mbylli telefonin. Mirëpo ky telefon ishte bërë vetëm një herë, nuk mundet që të përdorej më. Kjo ishte një breng e madhe e vazhdueshme për poetin e madh Pasternakun. Për këtë bisedë janë dhënë shumë variante, shënimet e këtyre e kanë mbushur shtëpinë tonë ndër vite, sepse Ismailin gjithnjë e ka integruar kjo gjë. Ai ka dhënë variantet e tij bazuar në dëshmitë e shumë njerëzve, që kanë asistuar apo dëgjuar më pas se çfarë ka ndodhur. Po bëhen një shekull që kjo gjë ka ndodhur.
Helena Kadare, shkrimtare
Kadare ka shkruar edhe elemente autobiografike në këtë libër...
Po, dihet kjo. Në mënyrë jo të trashë, por jo vetëm për veten e tij, por edhe raporti i Lasgush Poradecit me sunduesin, që ishte një raport i madh. Dihet se çfarë marrëdhëniesh kishte Lasgushi.
Helena Kadare, shkrimtare