Lëkundet alibia/ Meta votoi pro emërimit të kolonel Demirajt ministër të Brendshëm

2018-11-16 0

Statusi i ushtarakut aktiv është arsyeja kryesore dhe e vetmja e pretenduar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mosdekretimin e Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm. Sipas kreut të shtetit, ?një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra?. Ndërkaq, vetë Sandër Lleshaj, përmes një letre drejtuar Presidentit, pretendon se e ka humbur statusin e ushtarakut aktiv që prej shtatorit të 2013, kohë nga e cila ka filluar të ushtrojë detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kabinetit të kryeministrit. Por ndërsa ka bllokuar Lleshajn, Presidenti Ilir Meta, në datën 22 maji të 2017, asokohe deputet dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ka votuar në Parlament pro emërimit të kolonel Dritan Demirajt në krye të Ministrisë së Brendshme.Demiraj ishte shkarkuar nga detyra nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa Lleshaj është shkarkuar nga detyra nga ish-presidenti Bujar Nishani si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke firmosur njëkohësisht edhe daljen e tij në lirim. Si Demiraj, ashtu edhe Lleshaj, rrëzuan vendimet e shkarkimit përmes gjykatës. Ligji është shumë i qartë kur një person e humbet statusin e ushtarakut aktiv. Megjithatë, diskutimi nëse një ushtarak e humb apo jo statusin ?aktiv? pasi shkarkohet dhe kur ka fituar betejën në gjykatë po ushtron një funksion tjetër që nuk pajtohet me detyrën e ushtarakut, vijon, ndoshta deri kur të japë një përgjigje përfundimtare gjykata.

Por, vota e Metës pro emërimit të kolonel Dritan Demirajt si ministër të Brendshëm duket se e lëkund justifikimin e tij për të mos dekretuar Sandër Lleshajn. Nga procesverbali i votimit, rezultojnë se kanë votuar pro emërimit të Dritan Demirajt ministër të Brendshëm edhe deputetët e tjerë të LSI, përfshirë Luan Ramën dhe Petrit Vasilin, të cilët sot mbështesin mosdekretimin e Sandër Lleshajt. Natyrisht pro emërimit të Demirajt ministër kanë votuar edhe deputetët e PD, të cilën nuk janë përfshirë në debatin aktual. Gjithashtu, para se të votohej nga Parlamenti, ish-presidenti Bujar Nishani, dekretoi Dritan Demirajn, pavarësisht nëse e kishte apo jo në atë kohë statusin e ushtarakut aktiv. Në këtë mënyrë, ish-Presidenti Nishani vendosi standardin e lejimit të dekretimit ministër edhe të ushtarakut.

Ushtaraku aktiv
Ligji nr. 9210, datë 23.3.2004 për statusin e ushtarakut, i ndryshuar në 2009, parashikon tre kategori të ushtarakut aktiv. Në të tre rastet, shtetasi e ka këtë status vetëm kur shërben në Forcat e Armatosura. Kategoria e parë është ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm. Në këtë rast shtetasi shërben në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist) dhe fiton statusin e karrierës, të përcaktuar në ligjin për gradat. Kategoria e dytë është ushtaraku i shërbimit aktiv të përkohshëm, ku shtetasi pranon të shërbejë në Forcat e Armatosura si ushtarak (oficer, nënoficer dhe ushtar me pagesë/profesionist), për një periudhë koh...