Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Historiania Elena Kocaqi e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se qeveria shqiptare duhet të kishte arrestuar ekstremistët grekë në fshatin Bularat.
Kocaqi: Këtë sabotim e bëjnë personat që paguhen dhe synojnë të tensionojnë situatën për të përfituar. Sigurisht, jam nënë dhe më dhimbset çdo jetë njerëzore. Por nëse dikush merr armët dhe qëllon ndaj policisë, që mund t'i kishte marrë jetën edhe një polici, mund të ekzekutohet. Duhet të ishin marrë masa para se të ndodhte ngjarja. Shërbimi sekret duhet të dijë kush hyn dhe kush del dhe për çfarë arsye. Ai e kishte shpallur një ditë përpara; Greqi ose vdekje! Unë dyshoj se personi nuk ka qenë vetëm por me të tjerë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kocaqi-ekstremistet-greke-duhet-te-ishin-arrestuar