Pjesa e dytë Dt 15 Një emigrant shqiptar, nga Londra i kishte pohuar se e ka parë Bleonën dhe se i ka dërguar edhe një foto, sesi ishte ajo sot. Ndërsa një person nga Maqedonia pretendon se e ka kaluar ai të miturën matanë kufirit dhe i ka kërkuar 25 mijë euro për t?i mundësuar takimin me vajzën. Por a është vërtetë ajo Bleona Mata?
I ngjan shumë vajzës sime. Vajza është në Londër. E kanë regjistruar me emin Elif dhe e kanë rritur një vit më shumë. Më ka dhënë shumë detaje dhe më tha që mua më paguajnë vetëm për t?i blerë ushqim vajzës. Më kërkoi para dhe i çova sepse më tha që do të më kalonte vajzën në telefon. Por ishte një mashtrues. Policia më tha që e kishin kapur por ai nuk kishte asnjë informacion për ngjarjen.
Bukurie Veizi, nëna e Bleonës
Pas humbjes së vajzës së saj, Bukuria fajësoi Begzim Isën dhe një vajzë 14-vjeçare të quajtur Qamile për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleonës.
Vajza ime e vetme nuk gjenden askund. Vajzat nuk treguan krimin. Kam dyshime se vajza ka kaluar në Kosovë. Begzimi mori djalin e tezes së tij, çfarë mund të pritet tjetër nga ai njeri? Nga 5 vajzat kërkoj vajzën time. Halla e vajzës më thotë se kishte dëgjuar një fërshëllimë. Dhe në atë moment vjerra ime e ka parë një person me kapuç në kokë dhe me çantë në mal pas vajzave.
Bukurie Veizi, nëna e Bleonës