Pjesa e pare Dt 15 Nentor Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj bëri bujë në media me kërkesën e vazhdueshme të nënës për të mësuar mbi fatin e 6 vjeçares asokohe. Bleona sot është 14 vjece.
Kjo histori rikthehet në vëmendje të oponinit publik me kërkesën e nënës Bukurie Veizi, e cila shprehet se është e gatshme të shkojë edhe në fund të botës për vajzën e saj. Arsyeja e ardhjes në studion e "Pa gjurmë" lidhet me sinjalizimet e vazhdueshme që nëna e Bleonës ka marrë që lidhet me vendodhjen e mundshme të vajzës, sot një adoleshente.
Kam informacione të reja se vajza është në një vend fqinj. Kush e ka parë dhe kush di të më japë informacionin e saktë. Unë për Bleonën nuk e kursej dhe jetën. Dua vetëm t?i dëgjoj zërin dhe asgjë tjetër dhe ta di se si është. Por nuk tregoj shumë detaje.
Bukurie Veizi, nëna e Bleonës