TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore ?South East Europe Medi Forum?. Nga gazetarët e pranishëm, shqiptarë dhe të rajonit, Meta është pyetur për çështjen e dekretimit të ?Lleshaj? dhe kalimi i Gruevskit për të Hungari nga toka shqiptare dhe ka thënë se politikanët nuk duhet t'i tremben drejtësisë.
Mendoj që çdo politikan nuk duhet t?i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Ne kemi raste edhe në Shqipëri kur ka patur burgosje, por janë përballuar me kurajo. Kam një rastin tim. Në vitin 1992 morën peng dy oficerë policie nga protestuesit në zonën time elektorale. Unë shkova dhe i ?shpëtova?. Për këtë çështje Prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Greqia dhe Italia më ofroi strehim politik por nuk e pranova një gjë të tillë. Politikanët duhet të qëndrojnë si burrat.