Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM këtë puntatë ka sjellë shqetësimin e familjes Arapi në Lushnje, e cila ka problem me Hipotekën e këtij qyteti.
Në vitin 1991 në bazë të ligjit 7501 familja Arapi nga fshati Fiershegan i Lushnjës është pajisur me toke bujqësore . Kjo pasuri regjistrohet në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnje, por në vitin 2001 në mënyrë të dyshimtë dhe jashte çdo ligji punonjesit e Hipotekës e mbyllin këtë kartele pasurie dhe hapin një tjetër kartele për të njejtën pasuri shtetasit Livan Kuçi.
Më pas familja Arapi i drejtohet Gjykatës për të gjetur drejtësi. Me vendim të formës së prerë Gjykata urdhëron Hipotekën Lushnje që ti regjistroje pronën zotit Luan Arapi pasi e ka përfituar konform ligjit, por ky institucion ka rreth 2 vite që nuk zbaton vendimin e gjykatës.
Denoncuesi 1: Referuar ligjit 7501 familja bujqësore ka fituar 16111 metra katëror në zonën kadastrale 16 15 fshati Fiershegan. Më pas këtë pronë e kemi regjistruar në zyrën e regjistrimit dhe në vitin 2001 na i kanë mbyllur këto kartela dhe sot nuk na japin asnjë argument. I vetmi argument është se janë hapur kartela të tjera për një fshat tjetër, për një familje që nuk ka as tituj pronësie. Unë iu drejtova Gjykatës Administrative Vlorë dhe gjykata urdhëron fshirjen e kufizimit të veprimeve, fshirjen e regjistrimit të sekuestros dhe urdhëron Hipotekën Lushnje të na pajisë me çertifikatë pronësie. Por akoma nuk jemi pajisur me çertifikatë. Kërkesa ime është të ekzekutohet vendimi i gjykatës. Me familjen tjetër jemi në konflikt fizik.
Ky nuk është një rast i izoluar. Një tjetër denoncues i cili pasi pajiset me çertifikatë pronësie në vitin 2000, një vit më pas Hipoteka pajis një tjetër qytetar me çertifikate pronësie për të njejtën tokë, dhe duke bërë që të funksionoje ligji i xhunglës dhe personi me i forte të shfrytëzojë totën pa marrë parasysh dokumentat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-hipoteka-e-lushnjes-mban-peng-2-familje-refuzon-te-zbatoje-vendimin-e-gjykates