Arratisja e Gruevskit në Hungari dhe kalimi nga Shqipëria, gazetari Zekirja Mexhiti

2018-11-15 2

Gazetari Zekirja Mexhiti në një lidhje telefonike me Report Tv ka dhënë informacion lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski në Hungari, ku sot u bë publik fakti se ai ka dalë nga territori shqiptar në datën 11 nëntor.

Gazetari ka thënë se për Gruevskin autoritetet maqedonase kanë përgatitur një dokumentacion prej 400 faqesh. Gjithashtu, Mexhiti ka thënë se dyshohet se ish-kryeministri është ndihmuar nga të tjerë persona për t?u arratisur.

Mediet maqedonase mendojnë se arratisja është bërë nga kufiri me Serbinë. Autoritetet kanë përgatitur dokumentacionin prej 400 faqesh. Informacioni tjetër është se dyshohet se ish-kryeministri është ndihmuar nga të tjerë persona për t?u arratisur. Në Maqedoni ende nuk ka një version zyrtar lidhur me pikën e fundit kufitare se ku ka kaluar Gruevski. Është dënuar nga gjykata, besohet se autoritetet hungareze do i respektojnë procedurat.

Zekirja Mexhiti, gazetar